Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Ja sesi të konvertoni një dokument PDF në prezantim PowerPoint

Nëse nuk doni të paguani por të konvertoni një dokument të thjeshtë PDF në PowerPoint, mjafton një kërkim në Google dhe do të gjeni uebsajte pafund që e kryejnë këtë funksion.

Nëse keni një dokument PDF dhe dëshironi ta konvertoni në një prezantim PowerPoint, ose mund të shkarkoni një program në kompjuter për këtë qëllim ose të përdorni një prej shumë konvertuesve të disponueshëm online.

Adobe Acrobat ka disa opsione për menaxhimin e skedarëve PDF nga Adobe Standard DC tek Acrobat Pro DC. Versioni standard është vetëm për Windows ndërsa Pro funksionon në Windows dhe Max.

Por kushtojnë 12.99 dhe 14.99 dollarë respektivisht. Vetëm nëse i përdorni këto softuerë përndryshe do të ishte marrëzi të shpenzoni 12.99 dollarë për të konvertuar një dokument të vetëm PDF në PowerPoint.

Megjithatë programet Adobe Acrobat janë më të mirët në treg për të punuar me PDF. Madje Acrobat Pro DC ofrohet falas për një muaj.

Duke përdorur periudhën falas të Acrobat Pro DC hapni skedarin PDF që dëshironi të konvertoni. Në panelin e djathtë kërkoni opsionin “Export PDF.”

Pasi të klikoni do tu shfaqen disa opsione ku dallohet edhe Microsoft PowerPoint. Përzgjidhni ku dëshironi të ruani dokumentin dhe përzgjidhni opsionin “Save.”

Export-as-Microsoft-PowerPoint.png (465×399)

Konvertoni një dokument PDF në PowerPoint online

Përdorimi i Acrobat DC Pro është për ata që e shfrytëzojnë aktualisht si shërbim dhe padyshim është opsioni më i mirë edhe pse me pagesë.

Megjithatë nëse nuk doni të paguani por të konvertoni një dokument të thjeshtë PDF në PowerPoint, mjafton një kërkim në Google dhe do të gjeni uebsajte pafund që e kryejnë këtë funksion.

Using-an-online-converter.gif (596×304)

Smallpdf është një prej tyre. Është i thjeshtë, ruan formatin e përmbajtjes e mbi të gjitha është falas. Gjitha që duhet të bëni është të tërhiqni nga desktopi në uebsajtin e Smallpdf dokumentin që dëshironi të konvertoni dhe më pas të klikoni butonin “Download” që do tu shfaqet pasi të jetë kryer konvertimi.

Select-the-download-button.png (435×197)

Me tu klikuar ky buton dokument do të shkarkohet në kompjuterin tuaj por kësaj here është PowerPoint.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: