Monedhë

Kategoritë

5 vjet më parë

Ja sesi të shtoni profilin e Instagram në biografinë tuaj në Facebook

Shtimi i një lidhjeje të Instagram në biografinë tuaj në Facebook mund tu fitojë disa shikime më të shumë të fotove dhe potencialisht tu hapë rrugën si një influencer.

Instagram dhe Facebook janë dy krahë të një krijese të vetme të medias sociale ku i pari do të shërbente si depoja e fotografive dhe i dyti vendtakimi i bisedave.

Shtimi i një lidhjeje të Instagram në biografinë tuaj në Facebook mund tu fitojë disa shikime më të shumë të fotove dhe potencialisht tu hapë rrugën si një influencer.

Për të filluar duhet të gjeni dhe kopjoni URL e Instagramit tuaj. Më pas duhet të:

  1. Kyçeni në Facebook nga kompjuteri
  2. Të klikoni imazhin e fotos së profilit në kryefaqe
  3. Pas të jetë hapur profili juaj në seksionin About gjeni opsionin Contact and Basic Info
  4. Nën hapësirën Websites and Social Links, klikoni +Add a website
  5. Përzgjidhni Instagram nga kutia në të djathtë të hapësirës së linkut
  6. Kopjoni dhe ngjisni URL e Instagramit tuaj dhe klikoni Save Changes

Dhe kështu nëse dikush hap profilin tuaj të Facebook, ose seksionin About do të shohë edhe lidhjen që të çon në profilin tuaj në Instagram.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: