RTX 3080 ti do të vijë me 24GB vRAM dhe bus prej 384-bit. RTX 2080 Super do të zëvendësohet nga RTX 3080 me 10GB vRAM dhe debuton në mesin e Shtatorit.
Spekulime të reja sugjerojnë se NVIDIA po përgatitet të lançojë kartat e reja grafike Ampere me seritë NVIDIA RTX 3000.
Informacionet e fundit thonë se NVIDIA do të lançojë tre karta të reja grafike në Shtator ndjekur nga një tjetër në Tetor dhe dy të fundit të kësaj linje prezantimi i të cilave nuk dihet kur do të realizohet.
Lajmi i madh është karta më e fuqishme grafike e re e NVIDIA e cila do të pasojë RTX 2080 Ti me 24GB vRAM.
Një sasi e tillë memorie mund të rivalizohet vetëm nga karta grafike super e kushtueshme RTX Titan por nga ana tjetër rrëzon çdo tentativë të AMD për të konkurruar me grafikat e reja Navi të cilat nuk kanë më shumë se 16GB vRAM.
RTX 3080 ti do të vijë me 24GB vRAM dhe bus prej 384-bit. RTX 2080 Super do të zëvendësohet nga RTX 3080 me 10GB vRAM dhe debuton në mesin e Shtatorit.
Karta grafike që do të vijë në Tetor ka 20GB vRAM.
Së fundi dy kartat grafike të ngelur do të zëvendësojnë RTX 2070 Super me 8GB dhe 16GB vRAM.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë