Monedhë

Kategoritë

1 muaj më parë

Kompania e implanteve të trurit e Elon Musk vlerësohet me 9 miliardë dollarë

Në Prill Bloomberg tha se kompania synonte të afronte investime prej 500 milionë dollarësh. Aktualisht Neuralink është në proces testimi të implanteve të cilat janë krijuar për të ndihmuar njerëzit me dëmtime të shtyllës kurrizore.

Kompania e implanteve të trurit e Elon Musk vlerësohet me 9 miliardë dollarë

Kompania e implanteve të trurit Neuralink në pronësi të Elon Musk ka ngritur 600 milionë dollarë investime të cilat e vlerësojnë me 9 miliardë dollarë raportoi Semafor ditën e Marte.

Startupi vlerësohej me 5 miliardë dollarë në 2023 bazuar në shitjet private të aksioneve. Së fundi kompania ngriti një investim prej 280 milionë dollarësh në një raund financimi udhëhequr nga Peter Thiel.

Në Prill Bloomberg tha se kompania synonte të afronte investime prej 500 milionë dollarësh. Aktualisht Neuralink është në proces testimi të implanteve të cilat janë krijuar për të ndihmuar njerëzit me dëmtime të shtyllës kurrizore.

Pajisja është përdorur tek një paciente i cili ishte i aftë të luante lojëra, të shfletonte në internet, të postonte në median sociale dhe të lëvize mausin e një laptopti me trurin e tij.

Në fillim të muajit pajisja e Neuralink u cilësua si shpikje e madhe nga institucionet e shëndetësisë. Musk vazhdimisht ka shprehur ambiciet e tij duke thënë se çipi mund të përdoret për trajtimin e obezitetit, autizmit, depresionit dhe skizofrenisë. Madje ai beson se mund të përdoren për shfletim në ueb dhe komunikim telepatik. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

DEAL OF THE DAY

Apple iMac 24″ 4.5K, 24GB, 512GB SSD, M4, 10-Core GPU

233,990 L239,990 L
 
- 8%
SUMMER TIME ONLINE
Ofertë!

Apple Macbook Air 13.6″, 16GB, 256GB SSD, M4 (2025)

Original price was: 124,990 L.Current price is: 114,990 L.
Kurseni: 10,000 L
- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple Macbook Air 13.6″, 16GB, 512GB SSD, M4 (2025)

129,990 L139,990 L
Kurseni: 10,000 L
- 6%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple Macbook Air 13.6″, 24GB, 512GB SSD, M4 (2025)

149,990 L159,990 L
Kurseni: 10,000 L