Kompania pas Truth Social, një platformë streaming dhe e medias sociale, ka eksploruar shkrirje dhe blerje potenciale për tu diversifikuar në shërbime financiare.
Firma e medias sociale Trump Media & Technology Group e Presidentit Amerikan Donald Trump planifikon të sigurojë financime me vlerë 3 miliardë dollarë për të blerë kriptomonedha si Bitcoin raportoi Financial Times ditën e Hënë.
2 miliardë dollarë do të sigurohen duke shitur aksionet e saj ndërsa 1 miliardë përmes bonove të konvertueshme tha raporti.
Kompania pas Truth Social, një platformë streaming dhe e medias sociale, ka eksploruar shkrirje dhe blerje potenciale për tu diversifikuar në shërbime financiare.
Muajin e kaluar arriti një marrëveshje me disa kompani përfshirë fonde të tregtueshme në bursë dhe kriptomonedha të lidhura me politikat Amerika e Para të Trump.
Lajmi për ngritur kapitalin do të bëhet piblik kësaj jave tha FT.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë
SAPO ERDHI - BLI ONLINE