Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Kontrollerët e konsolës së re Xbox do të kenë të njëjtin çmim si modelet e vjetra

Microsoft do të shesë edhe një zgjidhje play-and-charge, një kabëll USB-C që kushton 25 dollarë dhe dërgesa vinë më 10 Nëntor njëherazi me konsolën.

Ditën e Marte Microsoft tha se do të pranonte porositë e para për konsolat e reja Xbox Series X dhe Xbox Series S. Ndërsa konsolat do të punojnë me gamepadet ekzistuese Xbox One, nëse kërkoni një kontrollet të dytë, do të kushtojë po aq sa i vjetri, 60 dollarë.

Është i njëjti çmim si paraardhësi dhe do të vijojë të shitet me bateritë AA nga kutia. Kontrolleri Sony DualSense PS5 kushton 70 dollarë dhe vjen me një bateri të rikarikueshme të integruar.

Microsoft do të shesë edhe një zgjidhje play-and-charge, një kabëll USB-C që kushton 25 dollarë dhe dërgesa vinë më 10 Nëntor njëherazi me konsolën.

Kontrolleri wireless Xbox do të ketë vonesa të ulëta transmetimi dhe një buton të dedikuar “Share”. Microsoft do të shesë edhe një aksesor tjetër Xbox, një SSD 1TB nga Seagate për zgjerimin e kapacitetit.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: