Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Koronavirusi i bën bashkë Apple dhe Google

Për këtë kompanitë kanë zgjedhur teknologjinë Bluetooth dhe jo atë GPS për të gjurmuar koronavirusin. Aplikacione të ngjashme po testohen në Singapor, Kinës ndërsa Evropa dhe Republika Çeke do të lançojnë një të tillë këtë muaj.

Ditën e Premte Apple dhe Google nisën një bashkëpunim të paprecedent për të përdorur teknologjinë e smartfonëve në gjurmimin dhe izolimin e përhapjes së koronavirusit.

Bashkëpunim do të hapë sistemet e tyre operative mobile për krijimin e aplikacioneve të avancuara për gjurmimin e kontakteve, aplikacione të cilat do të funksionojnë në iPhone dhe Android.

Aplikacionet do të funksionojnë përmes teknologjisë Bluetooth dhe të gjurmojnë çdo person që bie në kontakt me një të infektuar. Duke përdorur të njëjtin sistem ata mund të paralajmërojnë të gjithë ata njerëz të cilët kanë qenë në kontakt me ta.

Ideja është që të ndihmohen qeveritë e vendeve që të tërheqin izolimet e tyre përpara dhe kështu të identifikojnë vatrat e reja të infeksionit.

Teknologjia do të ndihmojë njerëzit të mësojnë nëse janë ekspozuar tek Covid-19 dhe të vetë-izolohen. Shqetësime rreth kësaj teknologjie ka pasur sidomos në aspektin e privatësisë.

Për këtë kompanitë kanë zgjedhur teknologjinë Bluetooth dhe jo atë GPS për të gjurmuar koronavirusin. Aplikacione të ngjashme po testohen në Singapor, Kinës ndërsa Evropa dhe Republika Çeke do të lançojnë një të tillë këtë muaj.

Britania, Gjermani dhe Italia po zhvillojnë mjetet e tyre gjithashtu.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: