Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Laptopi tablet i Microsoft me procesor mobil do të ketë një gjeneratë të dytë këtë vit

Microsoft e prezantoi pajisjen vitin e kaluar me një tastierë portative. Nuk përflitet për ndryshiem në harduer përtej ndryshimit të çipit.

Microsoft ka planifikuar të rifreskojë linjën Surface Pro X me procesorët mobile ARM.

Sipas një raporti të fundit Surface Pro X do të përditësohet me një procesor të ri me që me shumë gjasa do të jetë Snapdragon 8cx Gen 2 5G.

Nuk dihet nëse ky model i rifreskuar do të përfshijë teknologjinë 5G, por çipi i fundi ti Qualcomm e ofron si opsion.

Përtej rifreskimit të brendshëm, është spekuluar se Microsoft do të sjellë një variant të ri ngjyre për hibridin laptop-tablet prej platiniumi që gjendet edhe tek linja Surface Pro me procesorët Intel.

Microsoft e prezantoi pajisjen vitin e kaluar me një tastierë portative. Nuk përflitet për ndryshime në harduer përtej ndryshimit të çipit.

Microsoft do të ruajë dizajnin e hollë dhe të lehtë prezantuar vitin e kaluar. Vetëm procesori mund të ndihmojë me përmirësimin e performancës në Surface Pro X i cili ka vuajtur me aplikacionet tradicionale.

Kur do të vijë ky laptop? Microsoft zakonisht organizon një eveniment Surface në Tetor ku mund të shohim debutimin e Surface Pro X të rifreskuar së bashku me një laptop më të vogël 12.5-inç Surface.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: