Smartfoni i ri do të ketë një emër të ri duke hedhur tutje brandimin G të përdorur nga LG që prej 2013.
LG Electronics zbuloi një dizajn të ri për smartfonin e ardhshëm flagship i cili pritet të debutojë muajin e ardhshëm në Korenë e Jugut.
Modeli i ri ka një dizajn të çuditshëm ku kamerat pasme janë renditur sipas madhësisë së tyre nga më e madhja tek më e vogla.
Kamera kryesore qëndron mbi sipërfaqe ndërsa tre dy të tjera nën xhamin e pasmë. Anët e telefonit janë të lakuara simetrikisht shtoi kompania.
LG nuk dha detaje për specifikat e harduerit por tha se do të jetë një model premium për masat që do të thotë se ka për të pasur një çmim më të përballueshëm sesa flagshipët e rivalëve.
Smartfoni i ri do të ketë një emër të ri duke hedhur tutje brandimin G të përdorur nga LG që prej 2013.
Në fillim të kësaj jave LG tha se pret që të ardhurat për tre mujorin e parë të vitit të rriten me 21.1% ndërsa elektroshtëpiaket janë kontribuuesi më i madh i të ardhurave.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë