Linkedin shkruan se përdor inteligjencën artificiale gjeneruese për funksionalitetet e asistemit të shkrimit. Përdoruesit tashmë mund të revokojnë qasjen e platformës duke shkuar në tabin Data Privacy dhe klikuar Data for Generative AI Improvement.
Nëse jeni përdorues i Linkedin atëherë duhet të dini se rrjeti social pa aprovimin tuaj ka përdorur të dhënat për trajnimin e modeleve të inteligjencës artificiale.
404Media raporton se Linkedin ka përdorur të dhënat e përdoruesve për trajnimin e modeleve AI. Kompania tashmë ka reaguar duke përditësuar politikën e saj.
“Ne mund të përdorim të dhënat tuaja personale për të përmirësuar, zhvilluar dhe ofruar produkte dhe shërbime, të zhvillojmë dhe trajnojmë modele të inteligjencës artificiale (AI), të zhvillojmë, ofrojmë dhe personalizojmë shërbimet tona dhe të fitojmë njohuri me ndihmën e AI, sistemeve të automatizuara, në mënyrë që shërbimet tona të jenë më të dobishme për ju dhe të tjerët.”
Linkedin shkruan se përdor inteligjencën artificiale gjeneruese për funksionalitetet e asistemit të shkrimit. Përdoruesit tashmë mund të revokojnë qasjen e platformës duke shkuar në tabin Data Privacy dhe klikuar Data for Generative AI Improvement.
Nën “Opt-Out” duhet ta çaktivizoni. Linkedin thotë se nëse bëni këtë veprim, të dhënat tuaja personale nuk do të përdoren për trajnimin e AI.
Ky cilësim është për të dhënat e përdorura për të trajnuar modele gjeneruese të AI, por LinkedIn ka mjete të tjera të machine learning në punë për gjëra të tilla si personalizimi dhe moderimi që nuk gjenerojnë përmbajtje. Për të parandaluar përdorimin e të dhënave tuaja për t’i trajnuar ato, do t’ju duhet të plotësoni gjithashtu Formularin e Kundërshtimeve të Përpunimit të të Dhënave LinkedIn.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë