Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

Lojërat Android në Windows 11 vinë në 40 vende Evropiane

Play Games nuk ka kërkesa të larta hardueri por Google thotë se mund të merrni një performancë më të lartë nëse keni procesor me 8 bërthama dhe një kartë grafike gaming.

Lojërat Android në Windows 11 vinë në 40 vende Evropiane

Google Play Games for PC beta, një shërbim që lejon kompjuterët Windows të luajnë lojërat Android, tashmë është i disponueshëm në Zelandën e Re dhe 40 vende Evropiane përfshirë Gjermaninë, Francën, Spanjën, Poloninë, Holandën dhe Britaninë.

Shërbimi i cili fillimisht u bë i disponueshëm vetëm në disa vende të botës përfshirë SHBA dhe Kanada në Nëntor të 2022, debutoi fillimisht në Janar të 2022 në Hong Kong, Korenë e Jugut dhe Tajvan.

Zgjerimi i fundit e dërgon Play Games for PC beta në 56 vende të botës me mbi 100 tituj për tu luajtur si 1945 Air Force, Blade Idle, Cookie Run: Kingdom dhe Evony: The King’s Return.

Më shumë lojëra do të shtohen në këtë shërbim çdo muaj dhe së fundi faqja e mbështetjes së Play Games thotë se shërbimi do të ofrohet në më shumë vende dhe rajone së shpejti.

Play Games nuk ka kërkesa të larta hardueri por Google thotë se mund të merrni një performancë më të lartë nëse keni procesor me 8 bërthama dhe një kartë grafike gaming.

Google rekomandon që përdoruesit të kenë të paktën një GeForce MX450 për laptopë ndërsa shumica e lojërave Android mund të funksionojnë edhe me grafikat e integruara Intel.

Copyright: © PCWorld Albania