Raporti vjen pas një jave plotë dëshmi në gjyqin që Komisioni Federal Tregtar ka sjellë kundrejt gjigantit të medias sociale.
Në gjyqin për cënim të konkurrencës nga Meta, CEO Mark Zuckerberg dëshmoi duke thënë se suksesi i TikTok ishte një kërcënim për biznesin e Meta duke theksuar se aplikacioni i videove me metrazh të shkurtër ishte prioritet kryesor dhe konkurrent kërcënues kur mbërriti në 2018-ën sipas Bloomberg.
Raporti vjen pas një jave plotë dëshmi në gjyqin që Komisioni Federal Tregtar ka sjellë kundrejt gjigantit të medias sociale. Nëse juristët e FTC kanë sukses, gjyqi mund të përfundojë me ndarjen e Instagram dhe WhatsApp në dy kompani më vete.
Zuckerberg pranoi të Mërkuren se mbërritja e TikTok ka prekur drejtpërdrejtë Meta duke thënë se kompania e tij vëzhgoi se rritja e saj u ngadalësuar në mënyrë dramatike kur TikTok u bë popullor.
ByteDance bleu Musical.ly në 2017-ën dhe vendosi ta shkrijë me TikTok një vit më pas. Rreth së njëjtës periudhë, Meta ndaloi së raportuar numrat e përdoruesve të Facebook në raportet e saj tre mujore.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë