Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Më në fund aplikacioni i Google pajiset me Dark Mode

Opsioni ka qenë pjesë e versioneve eksperimental beta të aplikacionit prej muajsh dhe tani duket se Google është gati për një debutim të gjerë.

2019 ishte viti i Dark Mode. Tashmë është 2020 dhe më mirë vonë se kurrë. Google lançoi opsionin dark mode për aplikacionin mobil Google Search. Nga dita e sotme do të shfaqet gradualisht tek më shumë telefonë dhe përdorues drejt javës.

Opsioni ka qenë pjesë e versioneve eksperimental beta të aplikacionit prej muajsh dhe tani duket se Google është gati për një debutim të gjerë.

Kur të pranoni përditësimin, nuk duhet të bëni asgjë për të aktivizuar dark mode. Aplikacioni do të identifikojë konfigurimin e telefonit dhe ta aktivizojë në nivel sistemi nëse keni të instaluar Android 10 ose iOS 13.

Dark mode mund ta fikni brenka aplikacionit nëse nuk është në shijen tuaj. Ndërfaqja e errët duhet tu ndihmojë të krijoni një pamje të unifikuar në aplikacionet e smartfonit tuaj dhe mund tu shërbejë mjaft mirë edhe syve tuaj.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: