Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

Meta bllokon transmetimet live në Instagram për përdoruesit nën moshën 16-vjeç

Meta bllokon transmetimet live në Instagram për përdoruesit nën moshën 16-vjeç

Meta shtoi masat e sigurisë për adoleshentët në Instagram duke bllokuar transmetimet live në platforma si Facebook dhe Messenger. Adoleshentët nën moshën 16-vjeç nuk mund të përdorin funksionalitetin Instagram Live vetëm nëse kanë leje prindërore.

Gjithashtu do të kërkohet leje prindërore për të çaktivizuar veçorinë e cila turbullon imazhet që përmbajnë lakuriqësi në mesazhet direkte. Ndryshimet erdhën së bashku me zgjerimin e llogarive të adoleshentëve në Facebook dhe Messenger.

Llogaritë e tyre u prezantuan vitin e kaluar dhe u vendosën nën kujdesin prindëror i cili kufizon kohën e shpenzuar në aplikacion, nuk lejon përdorimin e aplikacionit në orare të caktuara dhe mund të shohin me kë shkëmbejnë mesazhe fëmijët e tyre.

Fillimisht këto llogari do të jenë të disponueshme në SHBA, Britani, Australi dhe Kanada. Përdoruesit nën moshën 16-vjeç kanë nevojë për leje prindërore për të ndryshuar konfigurimet ndërsa ata që janë mbi këtë kufi moshe mund ti ndryshojnë në mënyrë të pavarur.

Meta tha se llogaritë e adoleshentëve të Instagram përdoren nga 54 milionë përdorues nën 18-vjeç në mbarë botën. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Google Pixel 9

53,990 L59,990 L