Në fazat e para të zhvillimit, Behemoth ishte menduar të lançohej në muajin Prill për të koinçiduar me konferencën vjetore të zhvilluesve të Meta por më pas u vendos të shtyhej për në Qershor.
Meta Platforms ka vendosur të shtyjë debutimin e modelit flagship AI “Behemoth” për shkak të shqetësimeve lidhur me aftësitë e tij raportoi Wall Street Journal ditën e Enjte duke cituar njerëz të afërt me çështjen.
Inxhinierët e kompanisë kanë hasur vështirësi me përmirësimin e aftësive të modelit të madh Behemoth duke ngritur dyshime nëse përmirësimet e kaluara janë të mjaftueshme për të justifikuar lançimin e tij publik.
Në fazat e para të zhvillimit, Behemoth ishte menduar të lançohej në muajin Prill për të koinçiduar me konferencën vjetore të zhvilluesve të Meta por më pas u vendos të shtyhej për në Qershor.
Tani është vendosur të shtyhet për në Vjeshtë thotë raporti. Në muajin Prill Meta tha se ishte duke testuar Llama 4 Behemoth të cilin e quajti një prej modeleve gjuhësore më inteligjentë në botë dhe do të shërbente si “mësues” i modeleve të ardhshme.
Atë muaj kompania lançoi Llama 4 Scout dhe Llama 4 Maverick.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë