Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Microsoft bën blerjen më të madhe që prej 5 vitesh

Nuance është blerja më e madhe e Microsoft që prej 2016-ës kur afroi Linkedin për 26 miliardë dollarë.

Microsoft bën blerjen më të madhe që prej 5 vitesh

Ditën e Hënë Microsoft lajmëroi blerjen e Nuance Communication, kompanitë e teknologjisë së njohjes së zërit, për 16 miliardë dollarë.

Raportohet gjithashtu se kompania është në bisedime për të blerë aplikacionin e komunikimit Discord.

Nuance është blerja më e madhe e Microsoft që prej 2016-ës kur afroi Linkedin për 26 miliardë dollarë. Muajin e kaluar realizoi një tjetër blerje prej 7.6 miliardë dollarësh të kompanisë Zenimax.

Blerja do ti shërbejë biznesit të Microsoft për qeveritë dhe kompanitë. Të ardhurat e Nuance vinë nga shitja e mjeteve për njohjen e zërit në vizitat mjekësore, telefonata te kujdesit ndaj klientit dhe postat zanore.

Në tre mujorin e kaluar kjo kompani kishte 346 milionë dollarë të ardhura. Është themeluar në 1992 dhe numëron 7,100 punonjës.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: