Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Microsoft do të largojë Adobe Flash nga përdorimi në fillim të 2021

Adobe Flash do të arrijë fundin e jetës më 31 Dhjetor 2020. Nuk është aspak lajm i papritur sepse kompania e publikuar këtë datë që prej Korrikut 2017.

Ndësa dielli ka filluar të perëndojë për Adobe Flash Player, Microsoft tregoi sesi do ta bëjë tranzicionin drejt një të ardhmeje pa Flash.

Microsoft ka publikuar një axhendë sesi do të largojë të gjitha resurset e bazuar në Flash nga përdorimi.

Adobe Flash do të arrijë fundin e jetës më 31 Dhjetor 2020. Nuk është aspak lajm i papritur sepse kompania e publikuar këtë datë që prej Korrikut 2017.

Kur 31 Dhjetori të mbërrijë Microsoft nuk do të mbështesë më Flash në shfletuesin Edge as Internet Explorer 11. Shfletuesit do ta çaktivizojnë automatikisht Flash dhe të bllokojnë version më të vjetër sesa Qershor 2020.

Më pas në fillim të 2021 Microsoft do të dërgojë një përditësim që heq Flash nga sistemi operativ Windows. Shkarkimi do të quhet “Update for Removal of Adobe Flash Player.”

Në fillim përditësimi do të jetë opsional por pas disa muajsh do të bëhet i rekomanduar. Ndërsa dëshironi ta hiqni vetë flash përpara se të vijë momenti, Microsoft do të ofrojë një mjet nga Vjeshta e këtij viti.

Në fund Microsoft do të dërgojë një përditësim për të hequr Flash nga shfletuesit e vjetër Edge dhe Internet Explorer.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: