Monedhë

Kategoritë

2 javë më parë

Microsoft e bën përditësimin në Windows 11 më të shpejtë dhe të lehtë

Kjo eliminon nevojën për të përditësuar nga Windows 10 në Windows 11 22H2 dhe pastaj instalimin e versionit tjetër Windows 11 23H2.

Microsoft e bën përditësimin në Windows 11 më të shpejtë dhe të lehtë

Microsoft e ka bërë shumë më të lehtë kalimin nga Windows 10 Pro në Windows 11 23H2, i cili përfaqëson përditësimin e fundit madhor të Windows 11-ës.

Nga ky moment, të gjithë përdoruesit e Windows 10-ës mund të kalojnë menjëherë në Windows 11 23H2.

Kjo eliminon nevojën për të përditësuar nga Windows 10 në Windows 11 22H2 dhe pastaj instalimin e versionit tjetër Windows 11 23H2.

Kjo procedurë ishte e nevojshme për disa përdorues të Windows 10-ës. Ndryshimi bëhet nga ana e Microsoft dhe përdoruesve të Windows 10-ës tashmë do tu ofrohet kalimi në versionin 23H2 të Windows 11-ës.

Lehtësimi i kalimit në Windows 11 është jetik për Microsoft. Windows 10-ta do të arrijë fundin e jetës në 2025 por pjesa e tregut e Windows 11-ës ka stazhinuar prej disa muajsh.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dell Alienware M16 Gaming 16″, 16GB, 1TB SSD, Core i9

269,990 L
Kurseni: 20,000 L
- 5%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Gaming Desktop Z790 64GB, 2TB SSD, Core I9, Custom Build

525,490 L
Kurseni: 30,000 L
- 9%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy Book3 Ultra 16″, 32GB, 1TB SSD, Core i9

299,990 L
Kurseni: 30,000 L