Kur debutoi Windows 11 nuk e kishte një opsion të tillë dhe ende ishte në fuqi skema e përdorur në Windows 10.
Microsoft ka vendosur ta bëjë më të lehtë për përdoruesit të ndryshojnë shfletuesin e preferuar në Windows 11.
Një përditësim me numër KB5011563 ka filluar të lançohet te përdoruesit e Windows 11-ës të cilët mund të ndryshojnë shfletuesin parësor me një klikim.
Pasi testoi funksionalitetin në Dhjetor, metoda e re me një klikim po lançohet tek të gjithë përdoruesit e Windows 11-ës.
Kur debutoi Windows 11 nuk e kishte një opsion të tillë dhe ende ishte në fuqi skema e përdorur në Windows 10.
Madje Microsoft detyroi përdoruesit të ndryshojnë manualisht aplikacionin që do të hapte HTTP, HTTPS, .HTML, dhe .HTM.
Mozilla, Brave dhe Chrome kritikuan qasjen e Microsoft.
Në përditësimin fundit tashmë përdoruesin mund të shkojnë në hapësirën e dedikuar të aplikacioneve parësore dhe të zgjedhin mes shfletuesve.
Siduket Microsoft dëgjoi kritikat e përdoruesve dhe u përgjigj menjëherë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë