Në vend të shfaqjes së tabit My Files kur hapni OneDrive, do të gjeni veten në një faqe “Home” të re e cila ngjan me një panel të versionit online të Office.
Microsoft po feston 15 vjetorin e OneDrive me një faqe të re quajtur OneDrive Home, dhe që do ta bëjë më të lehtë të koordinoheni gjatë punës.
Në vend të shfaqjes së tabit My Files kur hapni OneDrive, do të gjeni veten në një faqe “Home” të re e cila ngjan me një panel të versionit online të Office.
Ashtu si aplikacionet Office për ueb, OneDrive Home përmban një listë të të dhënave dhe dokumenteve organizuara sipas kohës kur i keni aksesuar për herë të fundit. Në krye të listës janë filtrat me të cilat mund të ndryshoni renditjen sipas formatit si Word, Excel, PowerPoint dhe PDF.
Është shtuar edhe një kolonë e re “Activity” në të djathtë të fushës së pronarit që tregon se kur dikush ka bërë koment, përmendur apo caktuar një detyrë brenda një dokumenti të ndarë.
Në të djathtë Microsoft ka shtuar seksionin për akses të shpejtë ku përdoruesit mund të vendosni gjëra të rëndësishme krahas shfaqjes së hapësirave më të përdorura.
Microsoft thotë se OneDrive Home do të jetë i disponueshëm “në muajt në vijim.”
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë