Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Microsoft lançon Defender edhe për pajisjet jo-Windows

Defender i ri për individët ju jep përdoruesve të Microsoft 365 një mjet online që shton masat ekzistuese tët sigurisë kundër maluerit dhe phishing.

Microsoft lançon Defender edhe për pajisjet jo-Windows

Microsoft Defender tashmë është i disponueshëm për të gjitha pajisjet tuaja personale dhe jo vetëm kompjuterët Windows apo bizneset.

Defender i ri për individët ju jep përdoruesve të Microsoft 365 një mjet online që shton masat ekzistuese tët sigurisë kundër maluerit dhe phishing.

Konkretisht mbrojtjen në Windows e sjell edhe në Android, iOs dhe macOS. Përdoruesit marrin njoftime sigurie dhe zgjidhje e këshilla.

Nga një panel qendror mund të menaxhoni dhe shikoni të gjitha sistemet e antivirusit në përdorim. Defender for Individuals është i përfshirë në planet Microsoft 365 Personal dhe Family në pjesën më të madhe të vendeve të botës.

Çmimet fillojnë nga 70 dollarë për planet Personal. Kompania tha se ky është vetëm fillimi i përpjekjeve për të prezantuar funksionalitete sigurie për mbrojtjen e konsumatorëve.

Megjithatë jo medoemos zëvendëson mbrojtjet ekzistuese.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Xiaomi 12

59,990 L
 
- 25%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple Magic Keyboard With Numeric Keypad

14,990 L
Kurseni: 5,000 L