Monedhë

Kategoritë

11 muaj më parë

Microsoft merr aprovimin nga BE për blerjen më ambicioze të viteve të fundit

BE-ja tha nëse Microsoft do të ofronte lojërat e Activision vetëm në shërbimet e saj cloud, kjo do të kishte dëmtuar konkurrencën.

Microsoft merr aprovimin nga BE për blerjen më ambicioze të viteve të fundit

Microsoft ka kapërcyer një pengesë të madhe në përpjekjen për të blerë Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. Siç pritej, Bashkimi Evropian ka aprovuar blerjen.

Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, tha se Microsoft duhet të mbajë premtimet e dhëna se do të ofrojë lojërat e Activision edhe në platformat rivale përfshirë shërbimet cloud gaming.

Aktualisht Activision nuk ofron titujt në shërbimet cloud gaming. Rregullatorët Evropianë arritën në përfundimin se tregu është i vogël dhe ofrimi i lojërave të Activision në platformat cloud do ta ndihmonte të rritej.

BE-ja tha nëse Microsoft do të ofronte lojërat e Activision vetëm në shërbimet e saj cloud, kjo do të kishte dëmtuar konkurrencën.

Microsoft ka nënshkruar një marrëveshje 10-vjeçare me Nintendo dhe shërbimet cloud gaming si Nvidia GeForce Now dhe Boosteroid për ti bërë lojërat e disponueshme në to.

Si rezultat autoritetet thanë se përkushtimi i Microsoft adreson shqetësimet e tyre të konkurrencës.

Kujtojmë se muajin e kaluar autoritetet Britanike dolën kundër marrëveshjes duke thënë se i jep Microsoft kontroll dominues në tregun cloud gaming por jo në ekosistemin e konsolave. Pas vendimit të BE-së, autoritetet Britanike mbrojtën qëndrimin e tyre se Microsoft do të kishte fuqi të madh nëse aprovohet blerja.

Copyright: © PCWorld Albania