Monedhë

Kategoritë

2 javë më parë

Microsoft prezanton aplikacionin e ri të Copilot AI

Qëllimi është që konsumatorët dhe bizneset të jenë të afta të ndërtojnë mjetet e tyre të biznesit sipas nevojave të tyre.

Microsoft prezanton aplikacionin e ri të Copilot AI

Duke mos surprizuar askënd, konferenca Build 2025 ka në qendër të vëmendjes Copilot AI. Ditën e sotme kompania njoftoi se ka filluar lançimin e Wave 2 Spring që përmban një aplikacion të rifreskuar të Microsoft 365 Copilot.

Gjithashtu prezantoi Copilot Tuning, një metodë e “kodit të ulët” për ndërtimin e modeleve AI që funksionojnë me të dhëna dhe procese specifike të kompanive.

Qëllimi është që konsumatorët dhe bizneset të jenë të afta të ndërtojnë mjetet e tyre të biznesit sipas nevojave të tyre.

Microsoft pretendon se Copilot Tuning, që mbërrin në Qershor për anëtarët e programit testues, do tu japë mundësi studiove ligjore të krijojnë agjentë AI që reflektojnë ekspertizën e tyre unike duke krijuar drafte dokumentesh dhe argumentesh automatikisht pa asnjë kodim.

Me aplikacionin e ri Microsoft 365 Copilot, Microsoft ka vendosur në qendër bisedimin me inteligjencën e saj artificiale për të përmbushur detyra të caktuara.

Ndërfaqja duket mjaft e thjeshtë dhe duket se do të mund të përdorni gjithashtu agjentët ekzistues dhe faqet bashkëpunuese. Siç Microsoft bëri të ditur në Prill, përdoruesit gjithashtu do të mund të blejnë agjentë të rinj nga dyqani si dhe të ndërtojnë blloqet Copilot për grumbullim të dhënash.

Copyright: © PCWorld Albania