Monedhë

Kategoritë

S’ka produkte në shportë.

3 javë më parë

Microsoft shpjegon pse TPM 2.0 është bërë e detyrueshme për Windows 11-ën

Përpjekja më e fundit e kompanisë erdhi këtë muaj në formën e një faqeje uebi ku tregon sesi Trusted Platform Module (TPM) e bën Windows 11-ën më të mirë dhe më të sigurtë sesa paraardhësin.

Microsoft shpjegon pse TPM 2.0 është bërë e detyrueshme për Windows 11-ën

Me fundin e mbështetjes së Windows 10-ës që po afron me shpejtësi, Microsoft ka shtuar përpjekjet për të nxitur përdoruesit të kalojnë në Windows 11 pavarësisht se kjo lëvizje kërkon masa drastike për disa siç është blerja e një kompjuteri të ri me harduerë të fundit.

Përpjekja më e fundit e kompanisë erdhi këtë muaj në formën e një faqeje uebi ku tregon sesi Trusted Platform Module (TPM) e bën Windows 11-ën më të mirë dhe më të sigurtë sesa paraardhësin.

Në mesin e shumë gjërave shpjegon sesi TPM mund të enkriptojë të dhënat, të kontrollojë softuerin në kompjuter dhe të parandalojë njerëzit të ndryshojnë harduerin fizikisht në kompjuterin tuaj.

Ndërsa ka përfitime për Windows 11-ën nga TPM, veçoria kryesore është kërkesa e panegociushme e sistemit të TPM 2.0 dhe për këtë arsye shumë kompjuterë të vjetër që operojnë në Windows 10 nuk kalojnë dot në Windows 11.

Nëse jeni akoma në Windows 10 dhe kompjuteri juaj nuk pranon Windows 11-ën, nuk jeni të detyruar ta braktisni. Por Windows 10-ta mbetet e pasigurtë pasi Microsoft ti japë fund suportit në Tetor.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

OFERTA ONLINE

Blackview Wave 8