Monedhë

Kategoritë

12 muaj më parë

Modelet e reja të procesorëve Intel për laptopët do të kapërcejnë frekuencën 5Ghz

Modelet e para Meteor Lake pritet të debutojnë në fund të vitit për laptopët sipas raportimeve janë gjenerata e parë me markën e re të Intel.

Modelet e reja të procesorëve Intel për laptopët do të kapërcejnë frekuencën 5Ghz

Gjenerata e ardhshme e procesorëve Meteor Lake i branduar si “Core Ultra” raportohet se do të ketë frekuenca 5Ghz dhe më shumë.

Modelet e para Meteor Lake pritet të debutojnë në fund të vitit për laptopët sipas raportimeve janë gjenerata e parë me markën e re të Intel.

Modelet Core Ultra 7 thuhet se do të prekin frekuencën 5Ghz me në bërthamë ndërsa Core Ultra 9 ta tejkalojë atë. Bazuar në atë çfarë kemi mësuar deri më sot, procesorët Meteor Lake do të kenë një konfigurim maksimal prej 6 bërthamash performance dhe 8 bërthamash efikasiteti.

Bërthama te performancës, P-Cores, do të përdorin arkitekturën Redwood Cove ndërsa bërthama e efikasitetit, E-Cores, me arkitekturën Crestmont. Procesorët do të nderohen mbi procesin Intel 4(7-nanometër) që përdor TSMC 5-nanometër për iGPU.

Aktualisht Core i9-13900H ka 6 bërthama perfomance dhe 8 efikasiteti me frekuencë deri në 5.4Ghz. Duke qenë se Intel 4 është një arkitekturë e re, arritja e një frekuence 5.1-5.2Ghz është një arritje e madhe për Intel.

Në lidhje me bërthama grafike, raportohet në disa databaza se do të arrijnë një frekuencë 2.2-2.4Ghz.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 12%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

ASUS ROG Zephyrus G16 16″, 16GB, 512GB SSD, Core i7

149,990 L
Kurseni: 20,000 L