Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Ndizet lufta, Intel i kundërpërgjigjet AMD me një procesor monstër

Këto janë procesorët më të shpejtë prezantuar ndonjëherë nga Intel përfshirë ato desktop si Core i9-9900KS i cili ka frekuencë maksimale prej 5Ghz.

Intel prezantoi sot gjashtë procesorë të rinj mobil të të gjeneratës së 10 dhe arkitekturës Comet Lake-H të cilët kanë deri në 16 procese pune dhe frekuenca 5.3Ghz.

Këto janë procesorët më të shpejtë prezantuar ndonjëherë nga Intel përfshirë ato desktop si Core i9-9900KS i cili ka frekuencë maksimale prej 5Ghz.

Procesorët e rinj, të cilët kanë ende arkitekturën 14-nanometër, do të shoqërojnë modelet 10-nanometër Ice Lake të cilët aktualisht ofrohen për lapopët.

Por Comet Lake-H është dizajnuar për të ofruar performancën më të lartë për të pasionuarit e lojërave. Në fakt modeli më i fuqishëm Core i9-10980HK ka specifika të ngjashme me variantin desktop Core i9-9900K me 16GB “Smart Cache”, 8 bërthama dhe 16 procese pune.

Frekuenca masive prej 5.3Ghz vjen falë teknologjisë Thermal Velocity Boost. Megjithatë është sistemi i ajrimit dhe i ftohjes që do të përcaktojë performancën finale të procesorëve të rinj.

Intel tha se janë mëse 30 laptopë modele të reja laptopësh të cilët do të vinë në treg me gjeneratën e 10 të procesorëve. Procesorët e fundit ndezin më tutje luftën mes Intel dhe AMD ndërsa ky i fundit ka filluar të reduktojë dominimin e Intel në industri.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: