Monedhë

Kategoritë

5 vjet më parë

Ndodh çudia, hakeri kthen paratë që kishte vjedhur në kriptomonedha

Bashkëthemeluesi i DForce tha se u kontaktua nga hakerët menjëherë pas sulmit i cili kishte dëmtuar rëndë kompaninë.

Një haker misterioz i cili vodhi 25 milionë dollarë në kriptomonedha i ktheu ato dy ditë më pas. Paratë u vodhën nga një platformë kriptomonedhash në Kinë, DForce.

Një shumë prej 10 milionë dollarësh u morën në Ethereum dhe 10 milionë të tjera në monedha dixhitale të lidhura me dollarin Amerikan. 4 milionë ishin në kriptomonedha të tjera.

E njëjta shumë është rikthyer por në kriptomonedha të ndryshme. DForce është një shërbim online ku përdoruesit mund të realizojnë transaksione me njëri-tjetrin në kriptomonedha.

Bashkëthemeluesi i DForce tha se u kontaktua nga hakerët menjëherë pas sulmit i cili kishte dëmtuar rëndë kompaninë.

Hakërri arriti të vidhte paratë duke bindur sistemin e DForce se para ka qenë të depozituara kur në fakt po transferoheshin diku tjetër.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: