Sipas raportimeve, përdoruesit po ankoheshin se Fleets punonin ngadalë dhe ngriheshin saherë që përpiqeshin ta përdornin. Në disa raste çonin edhe në dështimin e aplikacionit.
Një ditë nga debutimi, Twitter tha se disa përdorues duhet të presin edhe ca ditë përpara se të kenë akses në formatin e ri të postimit Fleets.
Llogaria e suportit të rrjetit social në Twitter tha se kompania do të ngadalësojë lançimin e Fleets për të rregulluar disa probleme me performancën dhe stabilitetin. Fleets u bënë të disponueshme më 17 Nëntor pas 8 muajsh testime.
Uebsajti pati probleme të akomodonte të gjithë përdoruesit që po përpiqeshin të provonin formatin e ri.
Sipas raportimeve, përdoruesit po ankoheshin se Fleets punonin ngadalë dhe ngriheshin sa herë që përpiqeshin ta përdornin. Në disa raste çonin edhe në dështimin e aplikacionit.
Twitter pranoi se Fleets po përjetonin probleme dhe ishin duke punuar për ti dhënë një zgjidhje. Uebsajti lançoi opsionin për testuesit e parë në Brazil në muajin Mars. Si çdo adoptim tjetër i formatit Stories të Snapchat, Fleets fshihen pas 24 orësh.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë