Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Njihuni me telefonin e parë në botë me 16GB RAM

Nuk dihet se kur kompania ka planifikuar ta sjellë telefonin por edicioni i vitit të kaluar debutoi në muajin Mars.

Pas suksesit të serive të kaluara Black Shark, Xiaomi ka vendosur të sjellë një pasardhës i cili do të quhet Black Shark 3 5G.

Por nuk është teknologjia 5G me të cilin ky telefon bën diferencën por edhe sasia e memories që bart. Black Shark 3 5G ka 16GB RAM që përdoruesit intensive të telefonëve do ta vlerësojnë së shumti.

Në të vërtetë është telefoni i parë në botë me 16GB RAM. Black Shark 3 5G është një smartfon lojërash që pason Black Shark 2. Me 16GB RAM smartfoni është në gjëndje të mbajë të hapur në sfond disa aplikacione njëherazi pa asnjë ngecje.

Nëse Xiaomi arrin të menaxhojë memorjen, do të ishte një prej smartfonëve më të mirë të lojërave që mund të blini. Nuk dihet se kur kompania ka planifikuar ta sjellë telefonin por edicioni i vitit të kaluar debutoi në muajin Mars.

Copyright: © PCWorld Albania