Një prej shtesave të fundit është mbështetja për disa monitorë RTX HDR. Ata përdorues që kanë disa monitorë të certifikuar HDR, mund të aktivizojnë HDR-në në të gjithë monitorët në të njëjtën kohë.
Në muajin Shkurt Nvidia solli disa ndryshime në aplikacionin NVIDIA. Asokohe ishte në fazë eksperimentale dhe aplikacioni nuk shihet si zëvendësues direkt i GeForce Experience duke qenë se ju lejon të instaloni aplikacione të tjera Nvidia si GeForce Now (cloud gaming) dhe Nvidia Broadcast (eksperiencë e përmirësuar streaming), opsione që GeForce Experience nuk i ofron.
Megjithatë aplikacioni NVIDIA vazhdimisht po merr përditësime duke kombinuar dy eksperiencat në një të vetme tha kompania.
Për shumicën e gamerave me karta grafike Nvidia, GeForce Experience është opsioni më i mirë për konfigurimin grafik, përditësimin e driverave dhe disa cilësime të tjera.
Aplikacioni i ri NVIDIA e bën gjithë këtë dhe më tepër duke aktivizuar filtra ray-tracing me AI për lojërat e mbështetura. Gjithashtu ka një ndërfaqe të re grafike që mbivendoset në lojëra.
Një prej shtesave të fundit është mbështetja për disa monitorë RTX HDR. Ata përdorues që kanë disa monitorë të certifikuar HDR, mund të aktivizojnë HDR-në në të gjithë monitorët në të njëjtën kohë.
Gjithashtu mund të konfiguroni edhe G-Sync me NVIDIA App, diçka që më përpara është dashur ta bëni vetëm me Nvidia Control Panel.
Kompania po punon për të integruar më shumë funksionalitete të panelit të kontrollit në NVIDIA App. Sapo aplikacioni të dalë nga faza beta në fund të vitit, kompania ka planifikuar të migrojë të gjithë përdoruesit e GeForce Experience tek aplikacioni i ri.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë