Disa imazhe të publikuara të flashipit të shumëpritur OnePlus 9 tregojnë një sistem kamerash me brendin Hasselblad.
Imazhet janë postuar nga YouTuberi Dave Lee dhe shfaqen katër kamera të pasme përbërë nga: një sensor me kënd të gjerë, një me kënd super të gjerë, dhe dy kamera telefoto me zmadhim optik deri në 3.3x.
Aktualisht mbetet e paqartë përfshirja e brandit Hasselblad. Për ju që nuk e njihni, është një prodhues Suedez në pronësi të kompanisë Kineze DJI e njohur për prodhimin e kamerave të shtrenjta.
Më përpara kjo kompania punuar me Lenovo në një aksesor kamere modulare për pajisjet Moto Z. Prezenca e kësaj marka na inkurajon se OnePlus 9 Pro do të ketë një ekspertizë të vërtetë kamerash.
Edhe pse shfaqen katër kamera, nuk është e qartë çfarë sensori i fundit përfaqëson. Në të kaluarën OnePlus ka ofruar sensorë ngjyrash dhe bardh e zi.
Përtej kamerës Dave Lee thotë se smartfoni përfshin një ekran 1440p 120Hz me 12 GB RAM dhe 256GB memorie. OnePlus 9 Pro do të jetë një prej 2 apo 3 telefonëve që kompania ka për të prezantuar muajin e ardhshëm.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë