Monedhë

Kategoritë

5 vjet më parë

OnePlus zbulon datën e debutimit të OnePlus 8 dhe 8 Pro

Për shkak të këtyre tipareve telefonët do të jenë më të shtrenjtë, një paralajmërim i dhënë nga vetë CEO i OnePlus Pete Lau.

Prodhuesi Kinez i smartfonëve OnePlus do të prezantojë smartfonët e rinj flagship të njohura si OnePlus 8 dhe 8 Pro më 14 Prill.

Lajmi erdhi nga vetë kompania e cila ka ndërtuar një reputacion me telefonë Android Premium që shiten disa qindra dollarë më pak sesa flagshipët e konkurrentëve si Samsung dhe Google.

Telefonët e rinj OnePlus do të prezantohen përmes një aktiviteti virtual. Dy telefonët të cilët do të pasojnë OnePlus 7 dhe OnePlus 7 Pro, janë konfirmuar me teknologjinë 5G, ekrane 120Hz ndryshe nga 90Hz vitin e kaluar.

Për shkak të këtyre tipareve telefonët do të jenë më të shtrenjtë, një paralajmërim i dhënë nga vetë CEO i OnePlus Pete Lau.

Specifika të tjera të telefonëve do të jenë procesori Snapdragon 865 që gjenden edhe në Galaxy S20 së bashku me disa ngjyra të reja. Është përfolur edhe për një model buxhetor OnePlus 8 Lite por informacionet rreth tij janë të pakta.

OnePlus 8 dhe 8 Pro vinë me ekran 6.4-inç dhe 6.7-inç S-AMOLED E3 me korniza anësore të lakuara, kamër selfie “hole-punch” dhe frekuencë rifreskimi prej 120Hz.

Sipas informacioneve, OnePlus 8 me 8GB RAM dhe 128GB memorie do të kushtojë 520 dollarë, 8GB RAM dhe 256GB memorie 571 dollarë dhe 12GB RAM dhe 256GB memorie 614 dollarë.

Modeli OnePlus 8 Pro fillon nga 714 dollarë, në 786 dollarë dhe 858 dollarë respektivisht.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: