S’ka produkte në shportë.
Opsionet e reja të Opera janë të ngjashme me ato që Microsoft ka bërë në Edge por ky i fundit ka integruar edhe gjeneruesin e imazheve DALL-E.
Opera po teston një panel anësor AI në shfletuesin e saj. Funksionaliteti i quajtur Aria, fuqizohet nga ChatGPT i OpenAI dhe mund të gjenerojë tekst, të shkruajë kod, tu përgjigjet pyetjeve e shumë të tjera sipas postimit në blog të Opera.
Aria jeton brenda panelit anësor të Opera në anën e majtë të ekranit dhe klikimi i ikonës e zbulon atë ku më pas mund të ndërveproni.
Ndryshe nga versioni standard i ChatGPT, shfletuesi AI i Opera qëndron i përditësuar me informacione të fundit nga uebi. Gjithashtu është i aftë ti përgjigjet pyetjeve edhe për vetë Opera-n.
Prezantimi i Aria vjen pas integrimit të disa funksionaliteteve AI të Opera. Në Shkurt Opera shtoi ChatGPT në panelin anësor duke mundësuar gjenerimin e përmbledhjeve të një uebsajti apo artikulli që po vizitoni.
Opsionet e reja të Opera janë të ngjashme me ato që Microsoft ka bërë në Edge por ky i fundit ka integruar edhe gjeneruesin e imazheve DALL-E.
Momentalisht mund të aksesoni panelin AI të Opera vetëm nëse keni versionin e fundit për zhvilluesit të Opera One ose duke shkarkuar Opera beta në Android. Pasi të regjistroheni me një llogari, kompania do tu njoftojë kur qasja është hapur.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë
SAPO ERDHI