Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Opsioni i ri i WhatsApp duhet të neutralizojë informacionet e rreme

Me të klikuar mbi të një kërkim online bëhet për të vërtetuar informacionin që përmban nëse është teori konspiracioni apo keqinformim.

WhatsApp është duke testuar një opsion të ri me të cilin mund të kërkoni me shpejtësi përmbajtjen e mesazheve virale për të kontrolluar nëse informacioni që përmbajnë është i vërtetë.

Duke filluar nga dita e sotme një ikonë e re në formën e një xhami zmadhues do të shfaqet ngjitur me mesazhet që janë ridërguar përmes një zinxhiri prej 5 personash.

Me të klikuar mbi të një kërkim online bëhet për të vërtetuar informacionin që përmban nëse është teori konspiracioni apo keqinformim.

WhatsApp ka publikuar edhe një foto të mënyrë së funksionimit. Kërkimi që realizohet sjell në krye të rezultateve tre uebsajte që verifikojnë faktet nëse e kanë etiketuar si të vërtetë apo të rremë informacionin.

Përpjekjet e kompanisë Facebook që ka në pronësi WhatsApp për të monitoruar shpërndarjen e informacioneve të rreme komplikohn nga shërbimi i enkriptimit fundor që bllokon shikimin e mesazheve.

Me opsionin e ri WhatsApp ju jep përdoruesve mundësinë për të verifikuar vetë informacionet në vend që kompania të skanojë mesazhet e tyre. WhatsApp thotë se çdo mesazhe që një përdorues dëshiron të kërkojë në shfletues nuk shihet nga WhatsApp.

Opsioni është i disponueshëm nga ky moment në Android, iOS dhe Ueb SHBA, Britani, Brazil, Itali, Meksikë dhe Spanjë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L