Monedhë

Kategoritë

S’ka produkte në shportë.

3 javë më parë

Opsioni i ri i WhatsApp nuk lejon nxjerrjen e informacionit jashtë aplikacionit

Kjo do të thotë se do të bllokojë eksportimin e bisedave por ky është vetëm fillimi. Softueri gjithashtu nuk lejon smartfonët të shkarkojnë të dhëna dhe ndërpret integrimin me asistentët AI.

Opsioni i ri i WhatsApp nuk lejon nxjerrjen e informacionit jashtë aplikacionit

WhatsApp prezantoi një veçori të re quajtur Advanced Chat Privacy e cila bllokon dërgimin e përmbajtjes së një bisede jashtë aplikacionit nga përdoruesit që janë pjesë e saj. Ky opsion është i disponueshëm për bisedat individuale dhe në grup.

Kur aktivizohet, me këtë opsion mund të bllokoni këdo në një bisedë të publikojë diçka jashtë aplikacionit.

Kjo do të thotë se do të bllokojë eksportimin e bisedave por ky është vetëm fillimi. Softueri gjithashtu nuk lejon smartfonët të shkarkojnë të dhëna dhe ndërpret integrimin me asistentët AI.

Esencialisht çfarë ndodh në WhatsApp, qëndron në WhatsApp. Megjithatë ende nuk dihet nëse ky mjet ndalon screenshot-et. Platforma thotë se është një mjet i dobishëm për bisedat në grup ku mund të mos njiheni nga afër me disa anëtarë të saj dhe si rezultat biseda konsiderohet e ndjeshme.

WhatsApp thotë se është vetëm versioni i parë i mjetit dhe do të shtojë më shumë mbrojtje në të ardhmen. Është duke u bërë i disponueshëm në mbarë botën dhe mund të marrë deri në 2 muaj kohë që të gjithë të kenë akses.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Samsung Galaxy S25 128GB

62,990 L65,990 L
 

SAPO ERDHI

OFERTA ONLINE

Blackview Wave 8