Sipas rrjedhjeve të informacionit nga Zotac dhe Acer, Nvidia ka planifikuar të lançojë katër karta grafike të reja muajin e ardhshëm: RTX 5090, RTX 5080, RTX 5070 Ti dhe RTX 5070 të cilët u shfaqën për pak momente në uebsajtin e Zotac.
Spekulime të shumta sugjerojnë se Nvidia do të prezantojë gjeneratën e re të serive RTX 50-Series të kartave grafike në CES 2025 në Janar. Ndërsa po i afrohemi këtij momenti, disa partnerë të Nvidia dhe prodhues kompjuterësh kanë filluar të rrjedhin informacione rreth tyre.
Sipas rrjedhjeve të informacionit nga Zotac dhe Acer, Nvidia ka planifikuar të lançojë katër karta grafike të reja muajin e ardhshëm: RTX 5090, RTX 5080, RTX 5070 Ti dhe RTX 5070 të cilët u shfaqën për pak momente në uebsajtin e Zotac.
Edhe pse uebsajti nuk përmban detaje, RTX 5090 listohej me 32GB RAM GDDR7, një përmirësim i RTX 4090 që ka 24GB GDDR6X. Në uebsajtin e Acer gjithashtu u shfaq një model 32GB GDDR7 RTX 5090 si dhe modeli 16GB RTX 5080. Po kaq RAM kanë pasur edhe modelet ekzistuese RTX 4080 dhe RTX 4080 Super.
Debutimi i RTX 5090 është një moment i veçantë duke qenë se asnjë kartë grafike nuk i është afruar performancës së RTX 4090 që kur u lançua në Tetor të 2022. Një variant Super i RTX 4090 nuk u lançua asnjëherë ndërsa karta grafike RX 7900 XTX e AMD ishte krijua për të konkurruar me RTX 4080 dhe 4080 Super.
Pritet që RTXX 5090 të kushtojë, madje edhe më shumë sesa RTX 4090 që doli në treg për 1,599 dollarë. Pllaka e çipit të RTX 5090 raportohet se fizikisht është më e madhe sesa ajo e RTX 4090.
Ajo që mungon është informacioni rreth serive RTX 5060 të segmentit të mesëm. Normalisht Nvidia fillon me lançimin e produkteve të saj më Premium dhe gradualisht shkallëzohet drejt produkteve më buxhetore.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë