Dizajni është një rimëshirim i MacBook Pro por me një trup më të hollë dhe peshë prej vetëm 1.2 kg.
Çuditërisht kanë kaluar 4 vite që kur Apple ridizajnoi MacBook Air duke shtuar ekranin Retina. Ky laptop mori një përditësim të mirëpritur performance në fund të 2020-ës duke u pajisur me procesorin e ri Apple M1 por kohët e fundit filloi të ndihej si diçka e vjetër.
Ashtu siç pritej Apple reagoi duke rifreskuar MacBook Air sot me çipin e ri M2 dhe një ekran 13.6-inç. Për herë të parë ky laptop vjen me MagSafe duke u vendosur në një varkë me MacBook Pro 14 dhe 16-inç.
Madje ka dy porta Thunderbolt dhe një portë kufjesh 3.5mm. Modeli i ri i procesorit M2 vjen me 8 bërthama procesorike, deri në 10 bërthama grafike dhe deri në 24GB RAM ndërsa modeli bazë ka 8GB RAM dhe grafikë me 8 bërthama.
Apple premton 18 orë jetëgjatësi baterie për MacBook Air. Ngjashëm me MacBook Pro ekrani ka një “notch” ku akomodohet kamera 1080p që Apple pretendon se ka dyfishin e performancës në dritë të pakët.
Tastiera është një kopje e asaj që gjendet në MacBook Pro me një rresht të plotë butonësh funksionaliteti. Dizajni është një rimëshirim i MacBook Pro por me një trup më të hollë dhe peshë prej vetëm 1.2 kg.
MacBook Air do të fillojë nga 1,199 dollarë, ose 200 dollarë më shumë sesa modeli i vjetër. Ky i fundit do të qëndrojë në shitje me procesorin M1 për 999 dollarë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë