Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Pas Google Photos, Facebook lejon transferimin e fotove dhe videove tuaja në Dropbox

Këto ndryshime janë pjesë e Projektit për Transferimin e të Dhënave i cili synon ta bëjë më të lehtë për përdoruesit të shkarkojnë dhe transferojnë të dhënat e tyre mes Facebook, Google, Microsoft dhe Twitter.

Nëse po kërkoni të eksportoni fotot dhe videot nga Facebook, tani do të keni më shumë opsione. Që nga dita e sotme rrjeti social u jep përdoruesve opsionin për të eksportuar fotot dhe videot në Dropbox, startupin Evropian Koofr dhe Google Photos.

Përdoruesit e Facebook në mbarë botën kanë mundur të transferojnë fotot në Google Photos që prej muajit Qershor. Këto ndryshime janë pjesë e Projektit për Transferimin e të Dhënave i cili synon ta bëjë më të lehtë për përdoruesit të shkarkojnë dhe transferojnë të dhënat e tyre mes Facebook, Google, Microsoft dhe Twitter.

Objektivi është i thjeshtë, që të kënaqen autoritetet rregullatore. Portabiliteti i të dhënave është kusht i ligjit Evropian të privatësisë GDPR dhe Aktit për Mbrojtjen e Konsumatorit të Kalifornisë (CCPA.)

Facebook do tu kërkojë përdoruesve për të rivendosur fjalëkalimin e tyre përpara se të transferojnë të dhënat. Gjatë transferimit të dhënat do të jenë të enkriptuara. Por kompania thotë se ka nevojë për rregulla më të qarta se çfarë të dhënash duhet të jenë portative dhe kush është përgjegjës për mbrojtjen e tyre.

Për të transferuar fotot dhe videot nga Facebook në Google Photos, Dropbox dhe Koofr, shkoni në “Your Facebook Information”. Përzgjidhni “Transfer a Copy of Your Photos or Video” dhe vendosni fjalëkalimin duke përzgjedhur më pas destinacionin dhe konfirmuar veprimin.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: