Monedhë

Kategoritë

1 muaj më parë

Pavarësisht heshtjes nga kompania, funksionalitetet AI të Apple Intelligence do të debutojnë me iOS 18

Në mesin e Qershorit Apple hoqi afatin “këtë verë” që u shfaq në fund të faqes së Apple Intelligence për zhvilluesit, megjithatë media në fjalë vijon duke thënë se nuk ka asnjë ndryshim plani nga ato që Apple bëri publike në WWDC.

Pavarësisht heshtjes nga kompania, funksionalitetet AI të Apple Intelligence do të debutojnë me iOS 18

Apple Intelligence ende nuk është i disponueshëm ndërsa beta e katërt e zhvilluesve e iOS 18 mbërriti këtë javë duke shtuar më tutje spekulimin nëse lançimi i saj nuk do të bëhet fare këtë vit.

Por MacRumors tha se funksionalitetet e Apple Intelligence do të vinë në një prej versioneve Beta të iOS këtë verë. Me fjalë të tjera zhvilluesit do të jenë të parët që do të testojnë Apple Intelligence përpara se iOS 18 të bëjë debutimin zyrtar në Shtator.

Në mesin e Qershorit Apple hoqi afatin “këtë verë” që u shfaq në fund të faqes së Apple Intelligence për zhvilluesit, megjithatë media në fjalë vijon duke thënë se nuk ka asnjë ndryshim plani nga ato që Apple bëri publike në WWDC.

Kur të debutojnë, funksionalitetet e Apple Intelligence do të jetë vetëm në gjuhën Angleze si fillim dhe ofrohen vetëm për iPhone 15 Pro ose iPhone 15 Pro Max. Ato gjithashtu do të vinë në kompjuterët Mac dhe tabletët iPad me procesorin M1 ose më të ri.

Apple Intelligence do të mund të përmbledhë tekstin, tu japë prioritet njoftimeve dhe e-mail-eve, të gjenerojë emoji dhe imazhe t personalizuara dhe të fuqizojë Siri.

Apple ka thënë se funksionalitetet do të shtohen gradualisht. Edhe kur iOS 18 do të dalë gjerësisht në Shtator, Apple tha se disa nga veçoritë e Apple Intelligence do të konsiderohen ende eksperimentale për të gjithë përdoruesit. Shfaqja e plotë e Apple Intelligence në iPhone pritet të bëhet në vitin 2025.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 128GB

71,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro

96,990 L129,990 L
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 15 Pro Max

114,990 L159,990 L
 
- 6%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple Macbook Air 13.6″, 16GB, 512GB SSD, M3 (2024)

159,990 L
Kurseni: 10,000 L
- 6%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple Macbook Air 13.6″, 8GB, 512GB SSD, M3 (2024)

144,990 L
Kurseni: 10,000 L