Lëvizja e PayPal ende nuk është konfirmuar por vendimi mund të jetë kritik për inkurajimin e adoptimit dhe përdorimit të kriptomonedhave. PayPal ka plot 325 milionë përdorues.
Është raportuar se PayPal po bëhet gati të lejojë shitjen dhe blerjen e kriptomonedhave përmes një portofoli dixhital në aplikacionin Venmo.
Ashtu si paraja tradicionale, kriptomonedhat janë një para dixhitale ose virtuale e cila mund të blihet dhe shitet si çdo valutë tjetër. Ndryshe nga dollari, paundi dhe euroja, nuk ekziston si një para fizike apo monedhë.
Lëvizja e PayPal ende nuk është konfirmuar por vendimi mund të jetë kritik për inkurajimin e adoptimit dhe përdorimit të kriptomonedhave. PayPal ka plot 325 milionë përdorues.
Sipas spekulimeve kjo mund të ndodhë në tre muajt e ardhshëm edhe pse kompania nuk ka konfirmuar raportimet. PayPal u jep mundësi përdoruesve të tërheqin paratë nga disa bursa, përfshirë Coinbase me të cilin ka punuar që prej 2018-ës.
Rivali Square madje ka shpërblyer përdoruesit për blerjet në Bitcoin përmes aplikacionit të tij Cash dhe mbase për këtë arsye PayPal po mendohet të hyjë në këtë sektor.
Lajmi vjen në një kohë kur shumë kompani financiare por ndryshojnë modelet e tyre të biznesit pas një pandemie globale si ajo e koronavirusit që ngriu mbarë botën.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë