Disa përdorues kanë pasur qasje në këtë funksionalitet prej kohësh si pjesë e fazës së testimit. Tani ky funksionalitet po bëhen i disponueshëm për të gjithë.
Instagram lançoi një përditësim ditën e sotme për Reels ku përdoruesit mund ti shohin më shpejtë ato. Konkretisht aplikacioni lejon përdoruesit të luajnë Reels me shpejtësi 2x duke mbajtur të shtypur në të djathtë ose majtë të ekranit.
Disa përdorues kanë pasur qasje në këtë funksionalitet prej kohësh si pjesë e fazës së testimit. Tani ky funksionalitet po bëhen i disponueshëm për të gjithë.
Sipas kompanisë është një prej funksionaliteteve të shumëkërkuara nga përdoruesit duke qenë se pjesa më e madhe e Reels janë më të gjata se 15 sekonda. Reels tashmë mund të jenë deri në 3 minuta të gjata ndërsa ka pasur sinjale se kompania mund të lejojë deri në 10 minuta.
Instagram dhe TikTok kanë pasur histori të adoptimit të veçorive të reja të zbuluara më parë nga tjetri, dhe TikTok lejon që videot e regjistruara brenda aplikacionit të tij të jenë 10 minuta.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë