Monedhë

Kategoritë

1 muaj më parë

Përdoruesit e Microsoft 365 në Windows 10 do të vijojnë të marrin përditësimet edhe pas Tetorit 2025

Microsoft po mendon që përdoruesit të cilët përdorin platformën me pagesë Microsoft 365 të vijojnë të marrin përditësime sigurie deri më 10 Tetor 2028.

Përdoruesit e Microsoft 365 në Windows 10 do të vijojnë të marrin përditësimet edhe pas Tetorit 2025

Microsoft është duke elaboruar një qasje tjetër me konsumatorët të cilët hezitojnë të largohen prej Windows 10-ës.

Afati i skadimit të mbështetjes së Windows 10-ës mbetet i pandryshuar, 14 Tetor 2025. Por Microsoft po mendon që përdoruesit të cilët përdorin platformën me pagesë Microsoft 365 të vijojnë të marrin përditësime sigurie deri më 10 Tetor 2028.

Ky informacion u zbulua nga The Verge në një dokument të përditësuar nga Microsoft për ciklin e sistemit operativ. Edhe pse Microsoft e ka bërë të qartë se mbështetja për Windows 10-ën mbaron në Tetor, nga ana tjetër përdoruesit kanë pasur mundësi të fitojnë mbështetje të zgjeruar për Windows 10-ën.

Mjafton që të keni një licencë aktive të Microsoft 365 dhe të kontaktoni suportin e Microsoft ndërsa jeni në Windows 10. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

MSI Raider GE78 HX 17″, 32GB, 1TB SSD, Core i9

Original price was: 214,990 L.Current price is: 199,990 L.
Kurseni: 15,000 L

Çmimi më i mirë - OFERTA ONLINE

SUMMER TIME ONLINE

Air Conditioner VOX IFX12-SCCT 12000 BTU