Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Përdoruesit ende mund të kalojnë nga Windows 7 në 10 falas

Sipas Windows Latest, një testim i fundit ndaj procesit të përditësimit nga Windows 7 në Windows 10 tregoi se ishte falas dhe përdoruesit nuk duhet të paguajnë asnjë cent.

Përdoruesit ende mund të kalojnë nga Windows 7 në 10 falas

Kur Microsoft ofroi për përdoruesit e Windows 7 kalimin në Windows 10 falas, kompania thoshte se oferta vlente vetëm për një periudhë kohore. Por disa testime tregojnë se gjiganti i softuerit po e mban ende këtë derë të hapur për përdoruesit.

Sipas Windows Latest, një testim i fundit ndaj procesit të përditësimit nga Windows 7 në Windows 10 tregoi se ishte falas dhe përdoruesit nuk duhet të paguajnë asnjë cent.

Rregullat e dikurshme të Microsoft përditëso ose ngel pas nuk janë aq strikte sa çkemi menduar. Nëse ende keni një kopje të licencuar të Windows 7, ju mund të kaloni në Windows 10 falas.

E bukura e kësaj është se çdo gjë mbetet legjitime pas bërë asgjë të dyshimtë. Por si ka mundësi që ende ofrohet falas? Në fillim u mendua se Microsoft kishte “harruar” të fikte sistemin e përditësimit falas. Por me kalimin e kohës u kuptua se e gjitha ishte një fushatë marketingu për ti dërguar njerëzit drejt windows 10-ës.

Përdoruesi i Reddit CokeRobot e konfirmoi këtë gjë si një punonjës i Microsoft. Microsoft dëshiron ta mbajë të hapur ofertën për ata që kanë paguar për një licencë Windows. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: