Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Përdoruesit po shpenzojnë më shumë kohë në TikTok sesa YouTube

Gjiganti i Google ka 2 miliardë përdorues aktivë në muaj ndërsa statistikat e fundit të TikTok që janë nga mesi i vitit të kaluar sugjeronin 700 milionë përdorues.

Përdoruesit po shpenzojnë më shumë kohë në TikTok sesa YouTube

Përdoruesit po shpenzojnë më shumë kohë në TikTok sesa YouTube sipas një raporti të fundit nga firma e monitorimit të aplikacioneve App Annie.

Raporti sugjeron se koha mesatare e shpenzuar për përdorues në TikTok është më e lartë sesa në YouTube. Megjithatë ky i fundit mban vendin e parë për nga koha e përgjithshme e shpenzuar.

Gjiganti i Google ka 2 miliardë përdorues aktivë në muaj ndërsa statistikat e fundit të TikTok që janë nga mesi i vitit të kaluar sugjeronin 700 milionë përdorues.

App Annie është një kompani e specializuar në analizën e tregut të aplikacioneve. Pjesë e statistikave janë vetëm përdoruesit e telefonëve Android e në këtë set të dhënash nuk është përfshirë as Kina ku TikTok njihet lokalisht si Douyin.

Së fundi raporti thotë se aplikacionet me live streaming si TikTok kanë rritur ndjeshëm paratë e shpenzuara tek krijuesit. Për shembull në sajtet gaming si Twitch, shikuesit mund të blejnë “Bits”, një monedhë virtuale dhe ti shpenzojnë për të përshëndetur krijuesit dhe transmetuesit. Ose mund të abonohen tek kanali i një krijuesi.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Çmimi më i mirë - OFERTA ONLINE

SUMMER TIME ONLINE

Air Conditioner VOX IFX12-SCCT 12000 BTU