Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Prezantohen modulet e para të memories RAM DDR5

Deri në 2022 memoria DDR5 do të zërë vetëm 10% të shitjeve dhe në 2024 do të shkojë në 43%. Kur të vijë ky moment do të jetë memorie defakto që përdoret në të gjithë kompjuterët e rinj.

Prodhuesi Korean i çipeve SK Hynix prezantoi modulin e parë 64GB DDR5 të memories RAM, duke shënuar një hap të madh krahasuar me DDR4 DIMMs të cilët kanë dominuar memorien e kompjuterëve që prej 2013.

Çipet DDR5-4800 kanë shpejtësi mes 4,800 deri në 5,600Mbps duke konsumuar më pak energji sesa DDR4. Teknologjia gjithashtu bën të mundur module 256GB në madhësi.

Standardi JEDEC i memories RAM DDR5 u prezantuar zyrtarisht në Korrik por SK Hynix ka zbuluar çipin e parë në 2018-ën me këtë memorie. Përveç kapacitetit, DDR5 do të ketë dy kanale 32-bit në vend të 64-bit duke e bërë më të thjeshtë rritjen e bandwidth.

Janë vetë modulet që rregullojnë voltazhin dhe jo bordi me DDR5 duke lejuar prodhimin e memories së kontrollojë frekuencën e tij. SK Hynix gjithashtu ka testuar modulet me shpejtësi 6,400 Mbps dhe 8,400 Mbps

Deri në 2022 memoria DDR5 do të zërë vetëm 10% të shitjeve dhe në 2024 do të shkojë në 43%. Kur të vijë ky moment do të jetë memorie defakto që përdoret në të gjithë kompjuterët e rinj.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: