Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Procesorët e rinjë AMD Ryzen thyejnë Intel në performancë

Të gjithë analistët janë të habitur për performancën e rritur së fundi nga AMD. Madje edhe procesori Ryzen 5 5600X arrin të mund më të mirin e Intel Core i9-10900K në disa lojëra.

AMD ka thyer avantazhin e performancës së Intel në kompjuterët desktop me procesorët e rinj Ryzen 5000. Verdikti erdhi pasi analistë të shumtë testuan procesorin flagship të AMD që kushton 799 dollarë Ryzen 9 5950X me 16 bërthama dhe 32 procese (threads.)

Edhe modeli bazë Ryzen 5 5600X ka performancë të shkëlqyer për 299 dollarë. Ryzen 9 5950X kështu vjedh kurorën e Intel edhe në gaming. Sipas Tom’s Hardware, 5950X mund Intel Core i9-10900K me lehtësi në tetë lojëra në rezolucionin 1080p dhe 1440p.

Disa lojëra të tjera janë më afër mes dy rivalëve por çipet Zen 3 mundin ato Intel edhe në performancën me 1 thread.

Anandtech raportoi një situatë të ngjashme ku 5950X mund i9-10900K në shumicën e lojrave. Të gjithë analistët janë të habitur për performancën e rritur së fundi nga AMD. Madje edhe procesori Ryzen 5 5600X arrin të mund më të mirin e Intel Core i9-10900K në disa lojëra.

Por nuk përfundon këtu. AMD premton 10% më shumë performancë nëse përdoruesit kombinojnë një procesor Ryzen 5000 me një kartë grafike Radeon RX 6000. Sipas AMD kjo arrihet falë Smart Acess Memory, një teknologji që lejon çipet AMD të aksesojnë memorien e kartës grafike në mënyrë të drejtëpërdrejtë.

Procesorët AMD janë një hap përpara edhe në teknologji sepse mbështetin PCIe 4.0 ndërsa Intel thotë se kjo mbështetje vjen me gjeneratën e 11.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: