Dizajnet e zbuluara do të thotë se janë ajo çfarë do të fuqizojë një smartfon Android në 2022.
ARM ka prezantuar dizajnet më të fundit të procesorëve dhe grafikave me modelet e reja Cortex-X2, Cortex-A710 dhe Mali-G710.
Dizajnet e reja të procesorëve dhe grafikave nuk janë thjeshtë modele të reja, por dizajnet e para që përdorin arkitekturën e re Armv9, e para në një dekadë dhe që premton rritje të konsiderueshme të performancës.
Shumica e konsumatorëve nuk janë të njohur specifikisht me bërthamat Arm brenda telefonëve apo kompjuterëve të tyre, por dizajnet e Arm gjenden thuajse në çdo smartfon Android.
Dizajnet e zbuluara do të thotë se janë ajo çfarë do të fuqizojë një smartfon Android në 2022. Këtë vit kompania zbuloi tre dizajne të reja.
E para Cortex-X2 është dizajni më i fuqishëm i linjës së re duke premtuar 16 përqind më shumë performancë krahasuar me modelin e kaluar Cortex-X1.
Cortex-A710 sjell 30 përqind më shumë efikasitet dhe 10% më shumë performancë sesa modeli i kaluar Cortex-A78.
Por Arm nuk ka përmirësuar vetëm dizajnet e performancës së lartë por edhe bërthamat e reja të efikasitetit të lartë. Cortex-A510 zëvendëson Cortex-A55 përdorur në të gjithë smartfonët Android që prej 2017.
Këtu kompania premton rritjen më të madhe të performancës prej 30 përqind dhe 20 përqind më shumë efikasitet. Procesori më i fuqishëm i vitit për smartfonët Android, Snapdragon 888 përdorte versione të përshtatura të bërthamave Cortex-X1 dhe Cortex-A78 të vitit të kaluar.
Samsung Exynos 2100 përdorte një konfigurim të ngjashëm. Dizajnet e reja do të përmirësojnë në mënyrë të ndjeshme performancën e këtyre procesorëve.
Së fundi ARM zbuloi edhe tre grafika të reja: Mali-G710 me 20% më shumë performancë gaming, Mali-G510 një opsion i rangut të mesëm për smartfonët buxhetorë, dhe Mali-G310 për smartfonët e rangut të ulët.
Në fillim të 2022 pritet që dizajnet e reja të procesorëve dhe grafikave ARM të shfaqen tek smartfonët dhe tabletët Android.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë