Me Cosmos përdoruesit mund të kurojnë çdo gjë që kanë ruajtur nga uebi të cilat mund ti ndajnë më pas me njerëz të tjerë.
Google pritet të prezantojë një funksionalitet të ri të ngjashëm me Pinterest në konferencën vjetore të zhvilluesve I/O sipas The Information.
Ky funksionalitet tregon përdoruesve rezultate kërkimi me imazhe bazuar në kërkimet e tyre dhe mund tu japë atyre ide për modën dhe dizajnin e brendshëm.
Më pas përdoruesit mund ti ruajnë imazhet në foldera të përzgjedhur prej tyre. Ndërsa The Information e krahason me Pinterest, mund të ngjasojë më shumë me Cosmos, një version më i thjeshtë i kësaj ideje.
Me Cosmos përdoruesit mund të kurojnë çdo gjë që kanë ruajtur nga uebi të cilat mund ti ndajnë më pas me njerëz të tjerë.
Siç ka vënë në dukje publikimi, Google mund të jetë duke prezantuar një konkurrent të Pinterest me qëllim që të sigurojë të ardhurat nga reklamat që vijnë nga kërkimet komerciale.
Një drejtues i kompanisë i tha gjykatës, gjatë një seance të lidhur me një vendim të mëparshëm gjyqësor ku kompania akuzohet se mban një monopol të paligjshëm në fushën e kërkimit, se Google po humbet kërkime në fusha si detyrat e shtëpisë dhe matematika për shkak të ChatGPT.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë
Çmimi më i mirë - OFERTA ONLINE