Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Rregullat e reja të App Store, përdoruesit e shërbimeve me pagesë rrezikojnë kosto më të larta

Sipas Apple ndryshimi vjen për të shmangur një situatë ku përdoruesit aksidentalisht humbasin një abonim dhe si rezultat të dhënat e tyre në shërbimin në fjalë sepse nuk kanë parë një e-mail apo komunikim nga kompania përkatëse.

Rregullat e reja të App Store, përdoruesit e shërbimeve me pagesë rrezikojnë kosto më të larta

Apple ka përditësuar rregullat e App Store në mënyrë që abonimet të rinovohen automatikisht pa miratimin paraprak të përdoruesit edhe nëse zhvilluesit i aplikacionit apo shërbimit ku jeni abonuar ka rritur çmimet mbi baza mujore apo vjetore.

Përpara rregullit të ri, përdoruesit duhej që manualisht të miratonin abonimet nëse kishte rritje çmimet, por tani e tutje ky nuk është më rasti.

Sipas Apple ndryshimi vjen për të shmangur një situatë ku përdoruesit aksidentalisht humbasin një abonim dhe si rezultat të dhënat e tyre në shërbimin në fjalë sepse nuk kanë parë një e-mail apo komunikim nga kompania përkatëse.

Por disa rregulla specifike duhet të aplikohen edhe nga zhvilluesit në rastin e një rinovimi automatik me çmim më të lartë të shërbimit.

Nëse çmimi është rritur me më shumë se 50% dhe diferenca në çmim është mbi 5 dollarë, rregulli i ri nuk aplikohet dhe rinovimi ka nevojë për miratim paraprak të përdoruesit. Kjo vlen për abonimet javore dhe mujore ndërsa për abonimet mujore, zhvilluesit mund të rrisin çmimin me 50% por jo të tarifojnë diferencë mbi 50 dollarë.

Për shembull nëse keni një abonim vjetor 60 dollarë, zhvilluesit mund të rrisë çmimin me 50% në 90 dollarë dhe tu tarifojë në mënyrë automatike pa miratim paraprak sepse diferenca është nën 50 dollarë, ose 30 dollarë ekzaktësisht.

Në rastin kur zhvilluesit rrisin vlerën e një abonimi mujore me 50% nga 15 në 22 dollarë, diferenca prej mëse 5 dollarë nuk lejon rinovimin automatik të tij. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Apple iPhone XS Max

17,990 L23,990 L