Monedhë

Kategoritë

10 muaj më parë

Rrjeti social Reddit jashtë funksioni

Reddit filloi të shfaqte probleme rreth 10:00 me orën tonë lokale dhe mesazhi i fundit i përket orës 10:45 k thotë se Reddit ka implementuar një zgjidhje të problemit që e identifikoi para 15 minutash.

Rrjeti social Reddit jashtë funksioni

Reddit po përjeton një ndërprerje madhore që ka prekur jo vetëm uebsajtin por edhe subreddit-et. Nëse përpiqeni të hapni Reddit në këto moment do të ballafaqoheni me një mesazh “Server error. Try again later.”

I njëjti mesazh shfaqet edhe nëpër subreddit-e dhe postime individuale gjithashtu. Faqja e statusit të Reddit thotë se sajti aktualisht ka një performancë të degraduar dhe inxhinierët e saj po hetojnë problemin.

Reddit filloi të shfaqte probleme rreth 10:00 me orën tonë lokale dhe mesazhi i fundit i përket orës 10:45 k thotë se Reddit ka implementuar një zgjidhje të problemit që e identifikoi para 15 minutash.

Sakaq po monitoron nëse çdo gjë është funksionale. Ndërprerja e fundit madhore e Reddit ishte në muajin Prill ku përdoruesit u pritën nga një mesazh i njëjti.

Në muajt e fundit platforma ka luftuar me botët AI dhe bërë marrëveshje me OpenAI. Fourmi i internetit vlerësohet me 6.5 miliardë dollarë. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Çmimi më i mirë - OFERTA ONLINE

SUMMER TIME ONLINE

Air Conditioner VOX IFX12-SCCT 12000 BTU